Shfrytëzuan për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, arrestohen dy tutorët në Tiranë
Një operacion i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni. Aksioni, i koduar “Network 3”, u finalizua pas një hetimi të kryer me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë. Në pranga ranë shtetasit R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhan, e cila ushtronte aktivitetin në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mihal Guri”. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu sekuestruan një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe katër telefona celularë, që do...
Burimi:
syri.net