Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani. Po ashtu policia thotë se nisi procedimi penal edhe për shtetasen e huaj që ushtronte aktivitetin e jashtëligjshëm. Sipas policisë, ushtrimi i prostitucionit bëhej në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mihal Guri” në kryeqytet. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Njoftimi: Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Netëork 3”, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive. Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht dhe shtetasja e huaj që...