Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë
Policia e Krujës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur pas mesnate, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Petrit Ndou, 57 vjeç. “Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, tha policia. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 00:40. Viktima dhe autori janë përfshirë në një konflikt fizik pas një aksidenti me...
Burimi:
javanews.al