Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Një konflikt mes disa nxënësve është regjistruar paraditen e sotme në një shkollë në fshatin Shënavlash, në Durrës. Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 me disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik të shkollës, është bërë e mundur ndërprerja e sherrit dhe parandalimi i përshkallëzimit të situatës. Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar lehtë një nxënës 15-vjeçar. Sipas te dhenave nga vendngjarja, sherri ka nisur fillimisht ne rrjetet sociale (TikTok, snap chat) dhe gjate dites se sotme jane kapur me njeri-tjetrin. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në ambientet e shkollës dhe kanë shoqëruar të miturit në Komisariatin e...