Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona
Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të një konflikti që ndodhi një ditë më parë në një berberhanë në fshatin Ishull-Lezhë. Shtetasi me iniciale D. K., banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë pas një operacioni të shpejtë të forcave të rendit, të cilët arritën ta lokalizonin menjëherë pas ngjarjes. Sipas informacioneve zyrtare, konflikti i nisur brenda ambientit të berberhanës u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve të ftohta, ku i arrestuari goditi me thikë dy persona të tjerë. Të lënduarit nga ky sherr, shtetasit R. Sh. dhe A. Z., morën dëmtime në pjesën e duarve dhe u dërguan për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, mjekët konfirmojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burimi:
javanews.al