Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Dy persona kanë përfunduar në spital mbrëmjen e sotme, 3 mars, në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për një 91-vjeçar dhe dhëndrin e tij, një 69-vjeçar. Policia njoftoi se mes të dyve ka pasur një sherr, teksa vjehrri ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij. Dëmtime ka pësuar edhe vetë vjehrri. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje që ndodhi në fshatin Xhafzotaj.