Sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë, qëllohet me armë zjarri. Policia shmang krimin, dy në pranga

Sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë, qëllohet me armë zjarri. Policia shmang krimin, dy në pranga

Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, dhe njëri prej tyre ka pasur pasur armë zjarri me vete.Gjatë konfliktit 25-vjeçari Mauricio Alushaj ka marrë armën e zjarrit nga shoku i tij, shtetasit 19 vjeç Arbri Hysaj dhe më pas ka qëlluar në ajër.Të rinjtë janë arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Njoftimi i policisë:Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë. Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet...