Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari, autori arratiset
Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., 26 vjeç, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës për dëmtime të shkaktuara nga një mjet prerës në këmbë, si pasojë e një konflikti. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake, dyshohet se konflikti ka ndodhur me A. N., 35 vjeç, i cili, gjatë përleshjes, ka plagosur 26-vjeçarin me mjet prerës në këmbë. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë...
Burimi:
syri.net