Sherr me ish-bashkëjetuesen, i riu kërcënon atë dhe familjarët, qëllon dhe me armë

Sherr me ish-bashkëjetuesen, i riu kërcënon atë dhe familjarët, qëllon dhe me armë

Sarandë, të shtëna me armë zjarri në hyrje të qytetit. Mësohet se është qëlluar 4-5 herë me armë zjarri në ajër si dhe është kanosur më armë në kokë një person. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri nga 31-vjeçari me inicialet K. C., i cili ka kanosur me armë ish-bashkëjetuesen e tij dhe familjarët dhe gjithashtu ka qëlluar dhe në ajër disa herë. Më pas autori është larguar me një automjet tip Audi Q7 drejt Borshit, ku edhe është ndaluar. Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe...