Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë
Një sherr brenda një lokali në Lezhë ka përfunduar me dy të plagosur këtë të hënë, 12 janar. Siç njofton Policia, rreth orës 12:30, dy persona (kushërinj me njëri-tjetrin) janë konfliktuar për motive të dobëta me dy persona të tjerë (babë e bir). Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit. Ata pretendojnë se G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur. Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Burimi:
javanews.al