Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës, reagon policia
Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas kërkimeve intensive të kryera nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. H., 54 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa. Një ditë më parë, i afërmi i tij kishte kallëzuar në polici mungesën e 54-vjecari, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. 54-vjeçaro dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës. Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës. Njoftimi i Policisë: Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga...