Shëmbja e rrugës Librazhd-Prrenjas paralizon banorët,Gazetarja: Qeveria dështon në garantimin e sigurisë
Situata në aksin nacional Librazhd-Prrenjas është përkeqësuar ndjeshëm, duke u kthyer në një emergjencë kombëtare. Një rrëshqitje masive e dherave gjatë natës ka shembur bypass-in provizor të ndërtuar ditë më parë, duke bllokuar totalisht qarkullimin dhe duke lënë qindra banorë të zonës plotësisht të izoluar. Prej dy ditësh, qarkullimi në zonën e njohur si “Arat e Gurrës” ishte i ndaluar, përfshirë edhe mjetet e emergjencës si autoambulancat dhe zjarrfikëset. Shembja e re e ka bërë situatën edhe më dramatike, duke izoluar banorët me banesa në faqen e malit, pjesë të qytetit të Prrenjasit dhe fshatrat përreth. Lajmi vjen vetëm një ditë pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte njoftuar se qarkullimi do të hapej të hënën nëpërmjet bypass-it, një premtim që tashmë është bërë i pamundur. Gazetarja...
Burimi:
syri.net