Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

Çdo ditë mësues, infermierë, mjekë, detyrohen të ecin me orë të tëra në këmbë për të arritur nëpër punët e tyre për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, e cila prej ditësh është e pakalueshme. Nga vendi ku shikohet në pamje, afër vendit të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, duhet të ecin për shumë në këmbë dhe më pas me vështirësi do kalojnë në krahun tjetër, ku atje i pret një mjet tjetër transporti që bën dhe dërgimin e tyre në vendet e punës që kanë përkatësisht.