Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht
Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec ka sjellë përplasje të banorëve të Dragostunjës me policinë. Disa qytetarë kanë zbritur nga një furgon dhe kanë dashur të kalojnë në krahun tjetër. Por veç shembjes masive të rrugës që është njëri prej problemeve, po çmontohet shtylla elektrike që gjithashtu rrezikon të bjerë. Për shkak të këtyre situatave me rrugën, e cila është jashtë funksionit që prej së shtunës, policia i ka kthyer banorët mbrapsht.
Burimi:
javanews.al