Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Sfidon drejtësinë angleze dhe publikon pamjet e jetës luksoze/ Ky është 31-vjeçari shqiptar i dëbuar dy herë nga Britania
Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dorian Puka, i dëbuar dy herë nga Britania, ka sfiduar drejtësinë britanike duke u parë duke festuar në seksionin VIP të klubit ekskluziv Cirque le Soir në Mayfair, Londër. Pamjet tregojnë Pukën duke pirë shisha i rrethuar nga kërcimtare dhe shampanjë që kushton mijëra paund. Ai ekspozon Rolls-Royce Cullinan, Lamborghini 185,000 £, dhe koleksionin e tij të shtrenjtë të Rolex-ve, përfshirë modele që arrijnë vlerën deri në 53,000 £. 31-vjeçari ishte burgosur për një seri vjedhjesh dhe dëbuar dy herë. Një herë në 2017 dhe sërish në 2020, por arriti të rikthehej gjithmonë në Britani, duke kryer aktivitete kriminale dhe duke sfiduar ligjin. Ai përdor rrjetet sociale për të ekspozuar jetën e tij luksoze dhe festat e shtrenjta, duke përfshirë...








