Sekuestrohet vila luksoze e trafikantit shqiptar, u zbulua nga mungesa e shpenzimeve bazë

Sekuestrohet vila luksoze e trafikantit shqiptar, u zbulua nga mungesa e shpenzimeve bazë

Asnjë tërheqje parash nga bankomati dhe asnjë shpenzim, por bleu një vilë gjysmë milioni eurosh. Policia Financiare e Faenzës në Itali ka sekuestruar një pronë luksoze që i përket një shqiptar nën hetim për trafik droge. Identiteti i tij u zbulua nga një menaxhim jonormal i llogarive familjare: "Disproporcion midis të ardhurave dhe aseteve". Nga Luidi Scardovi, IL RESTO DEL CARLINO Një vilë e vlerësuar, rreth 500 mijë euro, i është sekuestruar nga Guardia di Finanza një shtetasi me kombësi shqiptare, i cili po hetohet për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, personi kishte grumbulluar gjatë kohës burime financiare të mëdha, të papajtueshme me të ardhurat e deklaruara, që i kishin mundësuar të blinte pronën e sekuestruar. Ky akt është rezultat i kontrolleve komplekse ekonomiko-pasurore, të...