Sekuestrohet makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani! Shpallet në kërkim 42 vjeçari

Sekuestrohet makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani! Shpallet në kërkim 42 vjeçari

Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Si pasojë procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë. Sipas njoftimit zyrtar, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri. Në kuadër të operacionit “Stolen line”, numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja, ka shkuar në pesë. “Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë....