Sekuestrohet kokainë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet i dyshuari

Sekuestrohet kokainë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet i dyshuari

Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, me inicialet D. Rr., për posedim kokaine. I riu po tentonte të hynte në Shqipëri nga Morina, kur iu zbulua sasia e drogës nga shërbimet e Policisë Kufitare. Deklarata e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.