Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar, duke sekuestruar mbi 26 mijë euro dhe paundë. Në kuadër të kontrolleve të shtuara, të bazuara edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, atij iu gjetën 15 mijë paundë, të cilat tentonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, u procedua penalisht edhe shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 11 370 euro, që synonte...
Burimi:
opinion.al