Sekuestrohen armë zjarri e sportive, kokainë dhe kanabis/ Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Rrilë të Lezhës, në pranga babë e bir dhe punonjësi i OSHEE

Sekuestrohen armë zjarri e sportive, kokainë dhe kanabis/ Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Rrilë të Lezhës, në pranga babë e bir dhe punonjësi i OSHEE

Zbulohet një shtëpi bari në Rrilë të Lezhës, ndërsa në pranga kanë rënë babë e bir dhe një punonjës i OSHEE. Burime zyrtare nga policia bënë me dijes e pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. Gj., 57 vjeç dhe A. GJ., 22 vjeç, babë e bir, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale dhe shtetasi me inicialet Gj. D., 59 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe si bashkëpunëtor për kultivimin e bimëve narkotike. NJOFITMI I POLICISE Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara. Finalizohet operacioni i koduar “Second floor”. Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin...