Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim
Policia e Tiranës ka sekuestruar katër mjete me vlerë rreth 200 mijë euro, ndërsa ka proceduar penalisht dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Sipas hetimeve, shtetasi S. C. dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Jeep”, të vjedhur në Itali, ndërsa shtetasi E. Ç. një mjet “Range Rover”, i vjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit E. J. dhe R. R., të dyshuar për trafikimin e një automjeti “BMW”, të vjedhur në Gjermani, dhe një “Seat Cupra”, të vjedhur në Itali. Automjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. “Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”. Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro. Procedohen...
Burimi:
javanews.al