Sekuestrohen 3 armë zjarri, fara kanabisi, drogë dhe sasi municioni luftarak, arrestohet i riu në Përmet
Një i ri nga Përmeti është arrestuar nga policia, pasi iu kapën 3 armë, drogë si dhe fara kanabisi, dhe municione luftarake. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet K. K. “Përmet/Finalizohet operacioni i koduar “Historiku”. Sekuestrohen 3 armë zjarri, 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi dhe municion luftarak. Arrestohet shtetasi që mbante në banesë, sendet e kundërligjshme, me qëllim shitjen. I arrestuari, shtetas me precedent penal. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas me precedent penal, ishte përfshirë në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap...
Burimi:
syri.net