Sekretari i gjykatës harroi të hidhte një firmë, lirohet trafikanti shqiptar i kokainës
Një djalosh 24-vjeçar kishte pranuar pjesëmarrjen e tij në një trafik kokainë midis Parisit dhe Hauts-de-Seine. I arrestuar në shkurt, ai u detyrua të lirohej këtë të martë për një gabim procedural: një firmë e harruar gjatë seancës kur ishte vendosur qëndrimi i tij në paraburgim Nga Julien Constant, LE PARISIEN Mirsadi, trafikanti shqiptar i kokainës, është i lirë! Ky djalosh 24-vjeçar, i zeshkët dhe me mjekër, ishte arrestuar më 19 shkurt pas aktakuzës në Paris për trafik droge dhe bashkëpunim kriminal. Avokatja e tij, Sarah Monchalin, arriti të sigurojë të martën, më 10 mars, lirimin e tij nga dhoma e hetimeve, duke nxjerrë në pah një gabim procedural të pakundërshtueshëm. “Sekretari i gjyqtarit për masat e sigurisë harroi të nënshkruante procesverbalin,” sqaron ajo. Si...
Burimi:
syri.net