Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë
Gjatë seancës gjyqësore për Fatmir Mediun, Prokuroria ka bërë parashtrimet mbi provat shkresore. Sipas raportimit të Anila Hoxhës, Prokuroria kërkon të pyetet dëshmitarja Anjola Agolli, sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë, e cila ende nuk është gjetur. Në seancën e radhës, mbrojtja do të ketë mundësinë të bëjë objeksionet e saj dhe do t’i jepet koha e nevojshme për përgatitje. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 14 janar, në orën 09:00.