Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje
Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje Policia e Sarandës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Meantime”, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytet. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të kanabisit. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Komisariati i Policisë Sarandë ndaluan shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë, teksa qarkullonte me automjet në qytet. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza, e dyshuar se ishte e destinuar për shitje. Kontrollet vijuan edhe në banesën e të arrestuarit, ku u sekuestrua një sasi tjetër kanabisi. Në cilësinë e provës...
Burimi:
shkodraweb.com