Salianji në Elbasan, ish-deputeti Xhafa: Asnjë demokrat nuk u detyrua nga kr*mi! Berisha të faktojë pretendimet që ka
Kronikë E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 16:33 Ish-deputeti i PD-së, Qani Xhafa flet për pjesëmarrjen e tij në takimin e Foltores së Ervin Salianjit, që u zhvillua ditën e djeshme në Elbasan, në sallën e Teatrit “Skampa”. Xhafa rrëzon pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha sot se takimi i Salianjit u sponsorizua nga krimi dhe se të pjesëmarrësit ishin detyruar të shkonin nga eksponentë të botës së krimit si Suel Çela. Postimi i plotë i Qani Xhafës Sqarim për opinionin publik në lidhje me takimin e z.Ervin Salianji në Elbasan datë 16 Dhjetor ora 18 00! Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë të PD dhe mbarë opinionit publik, ju bëj me dije se dje pjesë e takimit me demokratët e Qarkut të Elbasanit isha...