Rruga e Arbrit pa mirëmbajtje, dëmtohen dy mjete nga rrëshqitja e gurëve

Rruga e Arbrit pa mirëmbajtje, dëmtohen dy mjete nga rrëshqitja e gurëve

Rrëshqitje gurësh nga skarpatet e Rruga e Arbrit janë regjistruar sonte në segmentin Bulqizë–Qafa e Buallit, duke shkaktuar dëme materiale në dy automjete që po qarkullonin në këtë aks. Gurët kanë rënë papritur në karrexhatë, duke goditur mjetet dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Segmenti i Rrugës së Arbrit është ndërtuar dhe duhet të mirëmbahet nga Kompania Gjoka, ekipet e së cilës nuk duken gjëkundi, sipas raportimeve në terren.