Rreziku që vjen nga apneja e gjumit, mjekët: Mund të shkaktojë pasoja në zemër dhe tru
Apneja e gjumit është një çrregullim i shpeshtë, i cili shkakton bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe shpesh kalon pa u vënë re nga pacientët. Në një intervistë për Vizion Plus, specialisti i apnesë së gjumit, Edlir Dume, shpjegon faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e këtij çrregullimi, si dhe shenjat më të zakonshme që e shoqërojnë atë. “Apneja obstruktive e gjumit do të thotë që kemi një bllokim fizik, fiziomekanik të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Kryesisht ndodh kur nofulla dhe gjuha bien pas dhe kjo rrugë frymëmarrjeje fillon e ngushtohet. Në këtë moment kemi gërrhitjen, sepse ajri që kalon nga kjo rrugë frymëmarrjeje kalon në një hapësirë më të vogël dhe krijon vibrim të këtyre indeve, duke prodhuar zhurmën...
Burimi:
vizionplus.tv