Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gjirokastër–Tepelenë, radhë automjetesh në zonë
Radhë automjetesh janë krijuar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pasi rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar qarkullimin në zonën e Shkallës së Zezë. Si pasojë, lëvizja e mjeteve po zhvillohet me vështirësi, ndërsa reshjet momentalisht kanë ndaluar. Në terren po punojnë firma kontraktore dhe mjetet e ARRSH Gjirokastër për pastrimin e rrugës.
Burimi:
kohajone.com