Rrëshqitja masive bllokon kalimin për të gjithë juglindjen e vendit/ Policia: Shmangni udhëtimet në drejtim të Korçës dhe…

Rrëshqitja masive bllokon kalimin për të gjithë juglindjen e vendit/ Policia: Shmangni udhëtimet në drejtim të Korçës dhe…

Një rrëshqitje masive dheu dhe gurësh ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet. Si pasojë e rënies së masivit nga mali, segmenti rrugor është bërë i pakalueshëm, ndërsa mjetet janë detyruar të ndalojnë, duke krijuar radhë dhe vështirësi në lëvizje. Ndërkohë, Policia Rrugore e Elbasanit u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këtë segment, si dhe udhëtimet në drejtim të Korçës dhe anasjelltas, deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës. Korrespondentja e Syri TV, Margarita Mëhillka në një lidhje të drejtëpërdrejtë për edicionion e lajmeve u shpreh se situata në terren paraqitet alarmante, me radhë të gjata automjetesh të mbetura të bllokuara për më shumë...