Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

Prokuroria e Sarandës ka çuar në gjyq tre persona të dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje që ka ndodhur gjatë vitit 2023.  Në bankën e të akuzuarve janë Albi Mecini, Sebastjan Lataj dhe Sofokli Baxherri, të cilëve u ngarkohen tre akuza: rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, si dhe trafikimi i mjeteve motorike.  Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, duke përfshirë gjetjen e personave të rrëmbyer dhe identifikimin e të dyshuarve të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë rast.  Si ndodhi rrëmbimi?  Në 6 prill ishte planifikuar vetëm rrëmbimi i Leonard Thodhorit për shkak të një marrëveshjeje që ka shkuar keq, por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet të ketë kërkuar ndihmën e pronarit të disko “El Dorado” në...