Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

Gjykata e Posaçme shtyu për më 15 janar seancën gjyqësore ndaj Altin Hajrit, i akuzuar për rrëmbenin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Seanca  e së martës dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues. Hajri gjykohet në mungesë. Për këtë çështje, po gjykohet veçmas edhe Dritan Rexhepi dhe 6 të pandehur të tjerë. Ndërsa më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prere, me burgim përjetë, Festim Bexhdili, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Sipas SPAK, Festim Bexhdili ka qenë në ambientet e kompleksit “Golden” kur aty është dërguar trupi i Jan Prengës dhe ka ndihmuar rrëmbyesit ta zhvendosë trupin...