Rrëfimi i Henrik Hoxhaj: Ja dy shkaqet që sollën dështimin e 2 planeve për të vrarë Oti Kilën. (DEBATET)

Rrëfimi i Henrik Hoxhaj: Ja dy shkaqet që sollën dështimin e 2 planeve për të vrarë Oti Kilën. (DEBATET)

Nga Elton Qyno – Syri.net/ Henrik Hoxhaj, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të killerit me pagesë, Nuredin Dumanit, dhe njëherësh bashkëpuntori i parë i SPAK, (por më pas i refuzuar nga prokuroria), ka vijuar dëshminë e tij, para gjykatës së posaçme, duke treguar dy episode e planeve për të kryer vrasjen e Kastriot alias Oti Kila. Në dy raste vrasja u planifikua të kryehej në Elbasan. Por sipas përgjigjeve që Hoxhaj, u jepte prokurorit Behar Dibra, vrasja e Oti Kilës, ka dështuar për dy arsye. Njëra lidhet me arrestimin e “Krymit”, duke ju referuar Erjon Alibejt, i cili u kap nga prokuroria e Elbasanit për vrasjen e Regis Runaj. Sipas rrëfimit të Henrik Hoxhaj, punën e vrasjes së Oti Kilës e kërkonte Erjon Alibej,...