Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund
Policia kufitare e Rinasit ka goditur dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi. Dy persona janë proceduar, konkretisht 37-vjeçari D.Sh., pasi synonte te fuste në Shqipëri 15 mijë paun nga Britania, dhe 32-vjeçari A.Z., pasi synonte që të nxirrte nga vendi mbi 11 mijë euro, pa i deklaruar në kundërshtim me ligjin. Policia bëri të mundur sekuestrimin e mbi 26 mijë euro dhe paundë, ndërsa vijojnë hetimet me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme në kufi. “Goditen dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi. Sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paundë. Procedohen penalisht dy shtetas. Në kuadër të kontrolleve të dedikuara, të bazuara dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të...
Burimi:
javanews.al