Rëshqitjet e dheut, bllokohet rruga lidhëse mes Vërçunit dhe Pogradecit

Rëshqitjet e dheut, bllokohet rruga lidhëse mes Vërçunit dhe Pogradecit

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë rrëshqitje të shpatit të malit në zonën e fshatit Kakaç, duke bllokuar sërish rrugën lidhëse mes fshatit Vërçunin dhe qytetit të Pogradecit. Si pasojë e rrëshqitjes, është dëmtuar edhe ushqyesi i ujëmbledhësit të Podgories, çka ka rritur rrezikun për furnizimin normal me ujë në zonë. Strukturat përgjegjëse ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës, si dhe për stabilizimin e shpatit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks, deri në përmirësimin e plotë të situatës.