Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Reshjet e shiut në Berat, përmbyten 15 banesa në Dimal, evakuohen 6 familje
Reshjet e shiut me intensitet mesatar vijojnë në territorin e qarkut të Beratit, duke shkaktuar problematika të shumta si pasojë e përmbytjeve në disa bashki të zonës. Në bashkinë Dimal, janë përmbytur gjithsej 15 banesa, ndërsa për shkak të situatës së rënduar janë evakuuar 6 familje. Ndërkohë, në bashkinë Berat, si pasojë e prurjeve të mëdha ujore, është dëmtuar një pjesë e argjinaturës në fshatin Velabisht, si dhe skarpati i rrugës pranë urës së fshatit Bilçë. Janë përmbytur rreth 230 hektarë tokë bujqësore në njësitë administrative Velabisht dhe Otllak. Uji ka depërtuar në 4 banesa, si dhe në një kopsht fëmijësh dhe një qendër shëndetësore në Otllak. Gjithashtu janë përmbytur 7 stalla bagëtish dhe rreth 8 hektarë sera. Strukturat e emergjencave civile dhe shërbimet e...