Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet deri në mesatar, disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër kanë mbetur të bllokuara, ndërsa strukturat vendore vijojnë punën për normalizimin e situatës. Problematikat kryesore janë evidentuar në bashkitë Libohovë dhe Gjirokastër, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugëve të dëmtuara nga reshjet. Autoritetet bëjnë me dije se të gjitha rrugët kombëtare janë të qarkullueshme dhe nuk paraqesin rrezik për lëvizjen e mjeteve. Ndërkohë, raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësinë administrative Kurvelesh, bashkia Tepelenë, si dhe në një pjesë të fshatit Lazarat, njësia administrative Lazarat, bashkia Gjirokastër. Ekipet përkatëse janë në terren për rikthimin e furnizimit. Furnizimi me ujë të pijshëm vijon të jetë i pandërprerë në të gjithë qarkun. Prefektura bën me dije se mbetet...