Reshje të dendura shiu në disa qytete, parashikimi i motit për sot

Reshje të dendura shiu në disa qytete, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit, në qarkun Shkodër deri në orët e mesditës parashikohet reshje me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metra në verilindje reshje dëbore me intensitet...