RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”
Njësia elitë e Policisë së Shtetit, RENEA, po përfaqëson Shqipërinë në një nga skenat më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë, “SWAT Challenge Dubai 2026”. Nga data 7 deri më 11 shkurt, forcat speciale shqiptare po matin aftësitë e tyre me njësitë më të mira taktike nga e gjithë bota. Kjo është hera e pestë radhazi që Policia e Shtetit merr pjesë në këtë kompeticion prestigjioz, por risia e këtij viti është zgjerimi i përfaqësimit. RENEA ka zbritur në arenën e Dubait me dy formacione të veçanta, RENEA “A” dhe RENEA “B”, duke synuar rritjen e konkurrencës dhe afirmimin e ngjyrave kuqezi. Gara e sivjetshme cilësohet si tejet e fortë, me pjesëmarrjen e rreth 109 ekipeve nga 50 shtete të ndryshme. Në ditën e tretë të...
Burimi:
javanews.al