Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma
Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar këtë të enjte ndaj raportimeve në disa media se monopatinat elektrike janë rikthyer në përdorim, duke i cilësuar këto pretendime si të pasakta dhe të pabazuara. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu sqaroi se udhëzimi për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike mbetet plotësisht në fuqi dhe se nuk ka asnjë vendim apo akt zyrtar që e shfuqizon këtë masë. Ajo theksoi se Policia e Shtetit vijon kontrollet në terren për zbatimin rigoroz të ndalimit, në përputhje me njoftimet e mëparshme institucionale. Sipas ministres, vendimi është marrë për arsye të qarta sigurie, me synimin për të parandaluar aksidentet rrugore dhe...
Burimi:
shkodraweb.com