Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

Sekuestrimi i celularëve dhe përgjimet janë metoda më e përdorur nga SPAK për goditjen e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Sipas raportit vjetor të SPAK për vitin 2025, përgjimet janë përdorur në 186 procedime penale gjatë vitit të kaluar. Në total janë interceptuar 3004 pajisje telefonike, që do të thotë se mijëra komunikime të personave nën hetim janë monitoruar në kuadër të hetimeve të institucionit. Gjithashtu në sektorin e ekspertizës kanë mbërritur 372 vendime ekspertimi që lidhen me 615 prova digjitale të sekuestruara në kuadër të hetimeve. Mes tyre përfshihen 503 telefona celularë dhe tableta, 98 kompjuterë, 14 pajisje DVR si dhe 153 prova të tjera digjitale si disqe të jashtëm, USB, karta memorie apo CD dhe DVD. Pjesë nga raporti i SPAK Gjatë...