“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore
Rajoni i Lindjes së Mesme është përfshirë nga një valë e re dhe e rrezikshme konflikti. Pas sulmeve të koordinuara nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave strategjikë në Iran, Teherani është përgjigjur me një ofensivë të gjerë raketore. Sulmet kanë goditur pika kyçe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Liban dhe Erbil të Irakut, duke shënjestruar prezencën diplomatike dhe ushtarake amerikane. Adelina Dervishleri, një shtetase shqiptare që jeton prej 15 vitesh në qytetin e Erbilit, rrëfeu në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun, tmerrin e netëve nën bombardime. Ndonëse Adelina ka parë trazira të shumta gjatë 15 viteve në Irak, ajo thekson se këtë herë gjithçka është ndryshe. “Për momentin situata është jo e mirë. Sot në mëngjes ka pasur shumë bombardime...
Burimi:
javanews.al