Rai3 reportazh mbi krimin e organizuar dhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine/ Roli i veçantë i mafies shqiptare

Rai3 reportazh mbi krimin e organizuar dhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine/ Roli i veçantë i mafies shqiptare

Nga Alba Kepi - Syri.net  Emisioni PresaDiretta në Rai 3 sjell një reportazh mbi krimin e organizuar ndërkombëtar dhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, me fokus të veçantë në rolin e mafias shqiptare në këtë zinxhir kriminal. Hetimi nis në Itali, në zona si Bari dhe Puglia, të konsideruara pika hyrëse të rëndësishme për trafikun e drogës drejt Europës. Më pas zhvendoset në veri, në Prato, Bergamo dhe Brescia, ku është ndërtuar një sistem i strukturuar shpërndarjeje të kokainës. Brescia përshkruhet si një nga qendrat kryesore ku droga qarkullon në sasi të mëdha dhe shpërndahet në mënyrë të organizuar. Rrjetet kriminale përdorin metoda të sofistikuara si telefona të kriptuar që fshijnë mesazhet, komunikim të ndarë mes anëtarëve të organizatës dhe automjete të...