Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë në Modena, Itali. Viktima, Murat Tafçiu, ka rënë nga një skelë në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit, rreth orës 08:45 të mëngjesit të djeshëm. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por ai kishte ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa kompania e ndërtimit ka deklaruar se po bashkëpunon me institucionet. Tafçiu, me origjinë shqiptare dhe banues në Cavezzo, la pas katër fëmijë.