Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Kronikë E Premte, 26 Dhjetor 2025 12:45 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koplik. Mësohet se një 27 vjeçar ka humbur jetën. “Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.