Qindra qytetarë të Durrësit protestojnë kundër Emiriana Sakos dhe qeverisë/ Pas dy orësh marshim përfundon protesta
Qindra qytetarë të Durrësit marshuan sot drejt Bashkisë, duke denoncuar përmbytjet e përsëritura, mospasrimin e kanaleve kulluese dhe mosveprimin e institucioneve. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime të forta: “Korrupsioni na mbyti, jo shiu!”, ndërsa thirrjet “Na u bashkoni!” dhe “Durrësi skenë krimi!” dëgjoheshin gjatë gjithë marshimit. Banorët akuzuan kryetaren e Bashkisë, Emiriana Sako, dhe qeverinë për papërgjegjshmëri dhe korrupsion. Një qytetar i ri me aftësi të kufizuara u shpreh: “50 milionë euro të vjedhura nga Belinda Balluku dhe 100 milionë nga Ervis Beberi do të ishin mjaftuar për të zgjidhur të gjitha kanalizimet e Durrësit. Nuk është faj moti, nuk është faj shiu, na ka mbytur qeveria!” Një qytetare e moshuar shtoi me indinjatë: “Emiriana Sako po na vjedh. Ky vend i bekuar drejtohet nga...
Burimi:
syri.net