Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Doreza”. Ky shtetas u vu në pranga gjatë kontrolleve nga shërbimet “Shqiponja”. Nga kontrolli në automjetin e 41-vjeçarut, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë. Arma ishte e fshehur në një hapësirë të improvizuar në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit. Arma e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë u eskuestrua nga policia.
Burimi:
javanews.al