Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Aksi rrugor Librazhd-Korçë do të jetë i bllokuar përkohësisht për shkak të punimeve nga dita e sotme (3 shkurt) deri më 5 shkurt gjatë intervaleve kohore 22:00 – 05:00. Si alternativë kalimi për mjetet e vogla do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Ndërkohë, gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes, do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë. Policia Rrugore e Elbasanit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim, ndërsa u ka kërkuar respektimin e sinjalistikës dhe të udhëzimeve të shërbimeve të Policisë, si dhe për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë intervaleve kohore të bllokimit. “Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd-Korçë”,...