PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim
Komisioni Europian ka reaguar lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku. Në një përgjigje zyrtare për Report Tv, një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se institucioni që ai përfaqësonte nuk komenton raste që janë në proces zhvillimi e sipër. “Ne nuk komentojmë raste në zhvillim. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian për Report TV. Reagimi vjen pasi Partia Socialiste përmes një raporti mbajti qëndrim kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku, e cila sipas informacioneve të bëra publike është nën akuzë për parregullsi në dhënien e tenderave publikë dhe korrupsion. Ditën...
Burimi:
javanews.al