Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

Prurjet e shumta të lumit Devoll kanë shkaktuar rrëzimin e një pjese të malit, si pasojë e gërryerjeve të vazhdueshme. Burime për Report TV bëjnë të ditur se situata u përkeqësua nga rritja e nivelit të ujit, duke dëmtuar rëndë edhe urën e Gjinikasit, në Moglicë/Maliq. Sipas njoftimit ura do të riparohet nga një kompani e cila do të marrë masat e nevojshme për rikthimin e saj në gjendje të plotë funksionale. Ndërkohë, për të përballuar situatën emergjente dhe për të garantuar lëvizjen e banorëve, u vendos nga bashkia Maliq një urë metalike provizore, e cila do të shërbejë deri në përfundimin e punimeve përfundimtare.